Strategjitë e Premier League për rifillimin e sezonit

Sezoni futbollistik në Angli duhet të nisë vetëm kur të gjithë futbollistët të jenë testuar për coronavirus. Ai që e pohoi këtë ishte kreu I Shoqatës së Trajnerëve në Angli, Richard Bevan në një intervistë për BBC, por duke nënvizuar se fillimisht këto teste duhe të jenë disponibël për punonjësit e shëndetësisë dhe pacientët .

Kampionati anglez është shtyrë për një afat të pacaktuar për shkak të pandemisë coronavirus dhe Bevan kritikoi Football League angleze sepse nuk u këshillua me anëtarët e sah për një vlerësim në lidhje me mënyrën sesi mund të mbyllet sezoni në 56 ditë në momentin që ai do të rinisë

Sfidanti.al