Gara e doktorit “të mrekullisë”, Çong Nan Shan, kundër koronavirusit!

Është një njeri-simbol në Kinë, një njeri mes mjekësisë dhe sportit. Sot, Çong Nan Shani është një doktor që lufton ndaj koronavirusit në Kinë, ndonëse sot ai është 84 vjeç. Ish-atlet i njohur, që kishte rekordet kombëtare kineze në 400 metra, ai u bë mjek i shquar, më i njohur në luftën kundër SARS-it në 2002-2003, madje duke kaluar edhe vetë një ftohje të rëndë që i zgjati 8 ditë. U ndihmua nga e shoqja, Li Shao Fen, edhe ajo ish-lojtare e shquar kineze, që gjithashtu është 84 vjeç. Pasi u bë i famshëm në të gjithë botën për luftën ndaj epidemisë së SARS-it, doktori Çong Nan Shan është ftuar sërish si pjesë e një grupi ekspertësh që po luftojnë ndaj koronavirusit. Në kohën e SARS-it, doktori u bë i famshëm sepse kundërshtoi linjën zyrtare të Partisë, që thoshte se epidemia nuk ishte kaq shumë e rrezikshme.

Sfidanti.al