Oriana Sabatini tregon: Dybala ka ende vështirësi me frymëmarrjen

Oriana Sabatini flet sërish për gjendjen e saj dhe të Paulo Dybalës, teksa të dy janë prekur nga coronavirusi. ‘Paulo shfaq ende simptoma, edhe unë nuk arrij të marr mirë frymë, por një testim I ri me tampon na dha përgjigje negative, tani presim përgjigjen e testit tëdytë-tregon e dashura e sulmuesit të Juventusit për Revistën Caras

Oriana në intervistën e saj shpjegon: ‘Nuk dihet shumë për këtë coronavirus, mjekët na kanë thënë të mos stërvitemi, nuk na kanë dhënë medikamente, por vetëm disa vitamina-vijon tregimin e saj ajo-kur mësova se isha pozitive, 9 ditë më parë, nuk më kapi paniku sepse të dhënat thonë se të rinjtë vuajnë më pak. Por më pas bëhesh I ndërgjegjshëm  se trupi yt ndryshon’.

Në fund Oriana Sabatini zbulon një plan të saj dhe Dybalës.

‘Menduam të shkonim në Dubai ku ende nuk ka shumë raste-tha Oriana-por më pas e përjashtuam këtë opsion; gjëja më e mencur është të qëndrosh në shtëpi dhe të presësh që e gjithë kjo të mbarojë’.

Sfidanti.al