“Lufta Civile” tek Barça, ish-presidenti Laporta: Bartomeu, jashtë!

Ka qenë ai krijuesi i Barcelonës së madhe të Pep Guardiolës, në kuptimin që vendimet e presidentit vlejnë për të ndërtuar një skuadër të madhe. Zhoan Laporta mbetet një nga njerëzit më të dashur për tifozët katalanas, njeriu që drejtoi në Epokën e shkëlqimit të Mesit, Ksavit e Iniestës, si dhe të futbollit “tiki taka”, ndërsa tani ai dëshiron të vendoset në “anën e peshores” që i duket më e drejtë.

Laporta lavdëroi vendimin e futbollistëve të Barcelonës që deklaruan se do të ulnin rrogat nga 70 për qind secili përsa kohë që të ketë krizë koronavirusi, ndërsa sulmoi presidentin e sotëm, Bartomeun. “Jemi shumë të lumtur të shohim yjet tanë që kanë solidaritet dhe kompromis, –  shkruajti ai në “Tuiter”, – ju lumtë kampionë, u treguat në lartësinë e duhur”. Në të njëjtin mesazh, Laporta shkruajti “#bartomeuout”, pra duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të tanishëm, ndërsa Mesi sulmoi drejtuesit e klubit dy ditë më parë në mesazhin e tij

Sfidanti.al