Efekti coronavirus, Lyon I nxjerr futbollistët në asistencë

Drejtuesit e Lyonit vendosën që të pushojnë nga puna futbollistët nga dita e mërkurë pas vendimit të marrë për pezullimin e kampionatit francez për shkak të pandemisë coronavirus. Lyon doli në një komunikatë për shtyp ku theksonte pezullimin e pagave të futbollistëve dhe nxjerrjen e tyre në asistencë duke nisur nga kjo jave

‘Duke parë masat e marra nga autoritetet për të luftuar përhapjen e Covid-19 që solli pezullimin e të gjitha kompeticioneve dhe stërvitjeve, Olympique Lyon nxori të gjithë personelin sportive në asistencë deri në një urdhër të dytë-shkruhej në një komunikatë të Lyonit

Në Francë, shteti merr përsipër t’u paguajë futbollistën pagën minimale të shumëzuar me 4.5, ndërsa Lyoni do të paguajë pjesën tjetër për të arritur në 70% të pagës bruto.

Sfidanti.al