Avokati I Ronaldinhos: Është budalla, nuk e di që ka kryer një krim

Ish futbollisti I Barcelonës, Milanit dhe përfaqësueses braziliane, Ronaldinho Gaucho dhe vëllai I tij Roberto de Assis që është edhe agjenti I tij do të qëndrojnë në burg në Paraguaj deri në 6 muaj pasi hynë në vend me pasaporta false për të marrë pjesë në evenimente bamirësie.

Avokati I ish lojtarit, Adolfo Marin foli në lidhje me këtë cështje duke theksuar se Ronaldinho nuk e kuptoi se I dhanë dokumenta të rreme.

‘Drejtësia nuk e kuptoi se Ronaldinho nuk e dinte se po kryente një krim, sepse nuk e kuptoi që I dhanë dokumenta false, është budalla-tha Adolfo Marin për të përditshmen braziliane ‘Folha se São Paulo’ pas dhënies së vendimit për të lënë dy vëllezërit në burg në Paraguaj.

‘Jemi përballë një akti  të dënueshëm rëndë sepse ishte kundër interesave të Republikës së Paraguajit-tha gjykatësja Clara Ruiz për median

Ronaldinho, që mbuloi duart me një peshqir rozë që të mos dukeshin pranga sipas gjykatëses I plotëson të gjitha kushtet për të qëndruar në burg, pasi ekziston rreziku I arratisjes, nuk ka arsye që të rrijë në vend, hyri në formë ilegale dhe po qëndron në mënyrë ilegale dhe për këtë arsye ajo e la në arrest me burg.

Sfidanti.al