Mourinho: Kujtoj më shumë vitet që kam qenë me Guardiolën, se ato që e kam pasur kundërshtar

Polemikat mes Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolës janë mbyllur prej kohësh. Kanë mbetur shumë larg kujtimet e atyre ndeshjeve në Spanjë të shoqëruara nga tensionet mes dy trajnerëve te cilë tani janë në kohë ‘paqeje’ që e vërtetojnë edhe fjalët e portugezit përpara ndeshjes mes Tottenhamit dhe Manchester City

‘Kujtoj më shumë vitet që kam qenë bashkë me Pep te Barcelona, dhe jo ato kundër tij-tha Mourinho-më pas erdhën edhe përballjet, por nuk ishte dicka mes nesh. Nuk është situatë Jose kundër Josep’

Mourinho foli edhe për objektivin e skuadrës së tij aktuale, Tottenham që është kualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. ‘Liverpooli do të jetë kampion, Manchester City do të renditet u dyti, kështu që mbeten 2 vende për zonën Champions-tha Mourinho-Leicester dhe Chelsea janë në avantazh, por janë 4 skuadra që janë shumë pranë’.

Sfidanti.al