Oriana Sabatini, dedikim romantik për Dybalan

Oriana Sabatini dhe Paulo Dybala është tashmë një cift i konfirmuar dhe tashmë bukuroshja argjentinase nuk ngurron të shfaqë dashurinë e saj për sulmuesin e Juventusit. Në profilin e saj në rrjetin social Instagranm, Oriana i dedikoi një mesazh romantik Paulo Dybalës duke i hapur zemrën.

‘Ndonjëherë ke kaq shumë dashuri që nuk e mban dot trupi dhe nëse nuk bën dot gjë me të, do të shpërthesh. Ja kështu më fitove. Më bën të ndihem kaq mirë, saqë këto ndjenja janë normale vetëm në ëndrra; nëse e gjithë kjo është një ëndërr, mos më zgjoni kurrë-ishte mesazhi plot ndjenjë i Oriana Sabatinit për futbollistin argjentinas në profilin e saj në Instagram

sfidanti.al