Van Bronkhorst, aventurë në Kinë, është trajneri i Guangzhou R&F

Xhovani Van Bronkhors është trajneri i ri i Guangzhour R&F. Klubi kinez më në fund zyrtarizoi lajmin që po qarkullonte prej ditës në media. Ish futbollisti i Barcelonës dhe Arsenalit do të pasojë në këtë detyrë Dragan Stoijkovic i cili u largua nga posti i tij pas më shumë se 4 sezonesh te skuadra kineze

Van Bronkorst ka qenë trajneri i Fejnordit në periudhën 2015-2019 duke e drejtuar këtë skuadër drejt titullit kampion të Holandës në vitin 2017, ndërkohë që emri i tij u lidh edhe me atë të Mancester Sitit. Van Bronkhorst do të ketë në stafin e tij si asistent Zhan Pol Van Gastel dhe përgatitësin fizik, Arno Filips.

sfidanti.al