Klinsmani “shkrin” një skuadër të tërë tek Herta!

Nuk po humbet aspak kohë dhe e detyroi ekipin që të dilte në fushë që të dielën, për të filluar stërvitjen për gjysmën e dytë të sezonit. Jurgen Klinsmani ka planifikuar që të enjten të niset me Hertën e Berlinit për në SHBA, por jo të gjithë lojtarët do të kenë mundësi të kënaqen në diellin e Floridës. Sipas mediave gjermane, ish-kampioni i botës në rolin e trajnerit, planifikon ndryshime të thella në përbërje, madje flitet deri për 10 lojtarë të larguar tani në janar.

Klinsmani gjykon se Herta ka një skuadër me organikë shumë të madhe, plus edhe që dëshiron të sjellë disa lojtarë të tjerë si Granit Xhaka, Mario Gëce apo Julian Draksler. Kur të fillojë faza e dytë, do të shohim një skuadër shumë të ndryshuar berlineze, veçse ekziston edhe shqetësimi që Klinsit do t’i duhet kohë që të krijojë një stil loje që të sjellë rezultate. Problemi është se Hertës i duhen rezultatet pasi ndodhet në vendin e 12-të të Bundesligës me 18 skuadra.

Sfidanti.al