Vitese, mbyllet aventura e Hondës: Nuk arrita të bëj diferencën

As 2 muaj nuk zgjati aventura e Keisuke Hondës në Holandë ku ai shkoi në 6 nëntor. Japonezi, sic e bëri të ditur në profilin e tij në rrjetin social Tëitter, u largua nga Vitese me të cilën kishte firmosur një kontratë deri në fund të sezonit.

‘Kur u transferova te Vitese, misioni im ishte të bëja diferencën-shpjegon Honda-nuk ia dola mbanë. Trajneri Leonid Slutksi la skuadrëen dhe unë ndihem përgjegjës për këtë. Ky është motivi që më shtyn të mendoj se nuk duhet të luaj më këtu. Vlerësoj mënyrën sesi më trajtuan shokët e mi të skuadrës’

Honda, tashmë 33 vjec, firmosi me Vitesen në nëntor pasi iu vetëofrua cdo skuadre nëpërmjet një propozimi të bërë në rrjetin social Tëitter. Por kjo aventurë me holandezët që vendosën t’I japin atij një shans u mbyll pas vetëm 4 ndeshjesh e shumë zhgënjimesh.

Sfidanti.al