Nuk ka tërmet, por sporti në Gjermani evaukohet prej … zjarrit!

Për fat nuk ndodhi gjë, as viktima dhe as dëme materiale, veçse një frikë e madhe. Një ndeshje hendbolli u ndërpre në Gjermani pasi ushtoi sinjali i alarmit nga zjarri, duke sjellë evauimin e spektatorëve dhe skuadrave që luanin aty. Në Arenën e Shtutgartit po luhej pjesa e dytë e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Gjermanisë në hendboll, mes TVB Shtutgartit dhe THV Kilit (THW Kiel).

Në rezultatin 22-19 për miqtë, u dëgjua sirena dhe agjentët e sigurisë bënë evakuimin e plotë të njerëzve nga ndërtesa. Besohet se alarmi erdhi nga zona e shërbimeve (zona e kioskës, shkruan gazeta “Bild”). U deshën 20 minuta që të saktësohej se nuk kishte rrezik, dhe që ndeshja të rifillonte. Kili fitoi 35-34 ndaj Shtutgartit dhe u kualifikua për në gjysmëfinale. Më herët, në fazën katërshe finale ishin kualifikuar edhe MT Melsungeni dhe TBV Lemgo. Në Gjermani me të vërtetë nuk ka rreziqe tërmeti, por sporti goditet edhe nga alarmi i zjarrit, pse jo edhe ai i terrorizmit.

Sfidanti.al