I akuzuar për tradhëti; Malmo, I vihet flaka statujës së Ibrahimovic

Nga fjalët, te veprat; kështu mund të përmblidhet ajo cfarë ndodhi përballë stadiumiut të Malmos; tifozët e skuadrës vendase, I vunë flakën statujës së Zlatan Ibrahimovic që ditët e fundit bleu aksionet e skuadrës rivale të Hammarby duke premtuar se do ta bëjë klubin më të rëndësishëm të Skandinavisë, duke harruar skuadrën ku nisi karrierën dhe ku u shndërrua edhe në një simbol.

Vënia e flakës në statujë ishte vetëm I fundit nga aktet vandale; në fytyrë I ishte vënë një qese plastike, ndërsa në krahë ishte sedilja e një vateri, ndërsa përballë statujës ishinn  shkruar mesazhe të tipit racist ‘cigan’ si dhe kërcënime me vdekje, por jo vetëm kaq, mësohet se është dëmtuar edhe një pronë e Ibrahimovic në Stokholm me mbishkrimin ‘Judë’ në portën e shtëpisë së tij

Sfidanti.al