Nëse lajmi për blerjen e aksioneve të Hammarby ishte një lehtësim për tifozët e Milanit që kishin frikë se Ibrahimovic do të kthehej në Suedi, për qytetin e Malmos ishte krejtësisht e kundërta ku tifozët e akumuluan inatin e tyre për statujën e 38 vjecarit të cilën kërkuan largimin e saj vetëm pak kohë pas përurimit: ‘Tani përballë stadiumit tonë është pronari I Hammarby, tradhëtar: hiqeni’.
Sipas të përditshmes suedeze Aftonbladet, e gjithë kjo histori nisi nga Tomas Ruzic që krijoi një peticion online për heqjen e statujës së Ibrahimovic që deri në këtë moment konsiderohej si një simbol I Malmos.
‘Kur Ibra zgjedh që të pozojë me fanelën e rivalëve dhe thotë se dëshiron të bëjë Hammarby klubin më të madh në Skandinavi, do të thotë se nuk do të ketë të bëjë më me ngjyrat tona. Mund të bëjë cfarë të dojë me paratë e tij. Nëse do Hammarby tok, por unë them: Përpara stadiumit të Malmos është statuja e pronarit të Hammarby-ishin fjalët e Ruzic.
Por jo vetëm kaq, në orët e pasdites, statuja edhe u sulmua dhe u vandalizua dhe kjo bëri të Ruzic të shtojë: ‘Një arsye më shumë për të kërkuar heqjen e statujës së tij përpara se të shkatërrohet akoma më shumë-theksohej në peticionin e tij, një peticion që në harkun e pak orëve u mirëprit nga mbi 1500 persona.
Sfidanti.al