Mrekullia shqiptare me  Bylisin ! Pasi e zhytën në ferr, i dhurojnë ..”parajsën”

Ky paska qënë kampionati ideal për të konsumuar atë  shprehjen e famshme, të denjë për ato që ndodhin në fushë,pa patur gajle se nuk ka spektatorë, se “Jo peshku i madh e ha të voglin, por i vogli e ha peshkun e madh”! Ilustrimi më i mirë është Bylisi, që veç talentit kolektiv që po tregon në këto javë, bën përshtypje dhe një lloj..hakmarrje morale! Pak kohë më parë, ishte Bylisi që u përzgjodh si viktimë e përshtatshme, duke u flakur nga Superliga në emër të trukimeve, për t’i treguar botës që na vëzhgon me lente  se edhe ne e kemi “vrarë” gjahun në gjuetinë e falshme dhe të pafalshme ndaj trukimeve…

Bylisi, në një tokë futbolli me vese që shtohen dhe nuk pakësohen, ku  tradhëtia  konvertohet edhe  si art, është një ekip që ka prishur  gravitetin logjik të  garës,  saqë  me ato që realizon në fushë, duket sikur ka ardhur nga lart dhe jo nga poshtë. Në një kampionat ku edhe vetë organizatorët e garës ndizen dhe shkrihen nga qejfi kur zbatohet me sukses parrulla “peshku i vogël e ha peshkun e madh”, Bylisi është një dhuratë me shije të  dyfishtë. Nga njëra anë tregojmë se të vegjëlit kanë lirinë e pa kufizuar  të harbohen njëlloj  me të tjerët gjatë garës, nga ana tjetër, diçka edhe më përshtypjelënëse..se zotat nuk kanë më inate dhe qejfmbetje me ish-ekipin rebel ballshiot. Madje, pas perdeve, tregokan  një përkujdesje “prindërore” për fëmijën që ka vuajtur dënimin, saqë  arbitrave u paskan “varur” një tabelë tek veshi, veshi  që dëgjojnë më mirë,  se.. ky Bylis është i mirë dhe nuk është i keq si  Bylisi që dënuam…

Sfidanti.al