Tensionet mes pilotëve të Ferrarit janë në rritje të vazhdueshme edhe pse tani ata kanë një makinë kompetitive në dispozicion. Urdhrat e skuadrës janë kthyer në një cështje te Kokëkuqja italiane dhe sipas asaj që [ublikohet në median italiane tashmë Sharl lë Klerk dhe Sebastian Fetel nuk e durojnë më njëri-tjetrin.
Është e përditshmja ‘La gazzetta Dello Sport’ që flet për këto tensione mes gjermanit dhe pilotit nga Monako. ‘Binoto e përkufizon Lëklerk si të destinuar, Hamilton e uron vazhdimisht dhe si I ri që është ai odo gjithcka-shkruhet ndër të tjerat te një artikull I kësaj të përditshmeje që foli edhe për takimet që u zhvilluan pas asaj që ndodhi në garën e Rusisë.
‘Ndërsa Fetel, sidomos pas fitores në Singapor nuk e pranon rolin e pilotit të dytë, nuk dëshiron të jetë një Raikkonen dhe ka eksperiencë dhe zgjuarsi, nëse nuk binden të pyesin Mark Ueberin-vijon artikulli I Gazzetta Dello Sport-a janë të administrueshëm? Sebastian I e përjetoi një situatë të ngjashme te Red Bull me australianin dhe I bëri të gjitha lëvizjet për të qenë piloti I parë. Në atë kohë ishte ai talenti I ri’.
Sfidanti.al