11 korriku është një datë që nuk do të harrohet në futbollin spanjoll. në këtë datë 9 vjet më parë ‘La Roja’ në Afrikën e Jugut fitoi titullin e parë botëror pas fitores ndaj Holandës 1-0 me kohën shtesë falë golit të shënuar nga Andres Iniesta.
Një gol që do të mbetet i përjetshëm sidomos në Albasete, vendlindjen e mesfushorit 35 vjecar ku shumë shpejt do të vendoset një statujë që ka fiksuar gjuajtjen e Iniestës në momentin e shënimit të atij goli. është artisti valencian Havier Molina që ka marrë përsipër të bëjë të përjetshëm këtë moment historik për përfaqësuesen e Spanjës sigurisht pas propozimit të Fondacionit Soliss.
Ky i fundit i kishte kërkuar artistit që të krijonte një statujë për të nderuar Iniestën dhe Molina shumë shpejt i kishte idetë e qarta për veprën e tij të artit që ishte pikërisht goli i shënuar nga mesfushori në botërorin e 2010. Havier Molina e ka nisur prej muajsh punën e tij në studion e tij në Valencia për t’i dhënë formë projektit. Tashmë maketi i Iniestës ka përfunduar dhe i është paraqitur drejtuesve të Fondacionit dhe artisti tani ka hyrë në fazën e krijimit të statujës. ideja është që statuja të jetë gati për verën e ardhshme kur do të mbushen 10 vjet nga triumfi i Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut pas golit të Iniestës
Statuja e Iniestës do të vendoset në një pikë qendrore të qytetit të Albasetes, qendra e rajonit ku ka lindur futbollisti.
sfidanti.al