Tjetër “xing” në Itali, histori të reja për Ikardin e Lukakun

Me t’u gdhirë dita, në selinë e Interit morën një lajm të keq, të dërguar juventinë kishin trokitur në derën e Mançester Junajtidit për Romelu Lukakun. Trajneri Mauricio Sarri dëshiron sulm me peshë dhe belgu cilësohet alternativë shumë e mirë, aq më tepër me Mauro Ikardin që duket i vështirë për t’u arritur. Interi e deshi vetë Lukakun, dhe dihej publikisht se e kishte objektiv primar, por duket se nuk ishte mirë me paratë, pasi Junajtidi nuk e ul çmimin e kartonit në 85 milionë euro.

Gjithsesi, pas një lajmi të keq mund të vijë edhe një pozitiv, dhe ja ku erdhi. “La Gazeta delo Sport” njofton se Napoli është futur në garë pikërisht për Ikardin. Presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis mësohet se është gati të japë 60 milionë euro për ish-kapitenin interist. Gjithsesi, në “San Paolo” duhet të kenë gati financat, pasi bashkë me Ikardin kërkohet edhe Hames Rodrigez, ndaj edhe pritet të largohen Ingleze, Roig, Unas, Verdi apo Mario Rui. Edhe Juventusi duhet të bëjë lëvizjet e veta, Higuain e Manxhukiç të largohen, ndoshta edhe talenti Kean.

Sfidanti.al