Mama Rabio jep leksion : flisni sa më pak, dribloni gënjeshtrat!

E ëma dhe në të njëjtën kohë edhe agjentja e futbollistit francez Adrien Rabio përgënjeshtroi lajmet se i biri i saj ka ofertë që të vazhdojë të luajë me PSZH-në. Lajmet më të fundit bënin të ditur se drejtori i ri sportiv i klubit francez, Leonardo, i ka ofruar Rabios që ai të vazhdojë të qëndrojë në Paris.

“Unë i përgënjeshtroi këto lajme. Lexova se Adrieni nuk kishte shkuar në takim me Leonardon, duke e refuzuar ofertën e vazhdimit të bashkëpunimit. Kjo është një gënjeshtër absolute. Leonardo nuk ka biseduar as me Adrienin dhe as me mua. Në këtë histori nuk asnjë asnjë gram të vërtete”, deklaroi e ëma e Adrienit, Veronikë Rabio.

Sa i përket një lajmi të fundit se i biri i saj do të shkojë te Juventusi, Veronika vuri në dukje: “A e dini sesi ndodh në futboll? Është më mirë të flisni sa më pak, deri sa puna nuk ka përfunduar”.

Sfidanti.al