Spanja e vogël ankohet, Vajeho: Arbitri lejoi Italinë të luajë rëndë ndaj nesh.

Spanja e nisi aventurën në evropianin e 21 vjecarëve që po zhvillohet në Itali me një humbje 3-1 pikërisht ndaj skuadrës së vendit organizator, por te ‘La Rojita’ askush nuk e priti mirë arbitrimin e sfidës nga holandezi Gozubujuk. Sipas kapitenit të kësaj skuadre, Hesus Vajeho, arbitrimi i kësaj ndeshjeje nuk ishte në linjë me direktivat e dhëna.

‘Arbitri e lejoi Italinë të na godasë fort edhe pse u tha që cdo goditje mnbi gju do të ishte për karton të kuq-tha Vajeho-dhe se arbitrat që nuk do të ndiqnin këtë linjë nuk do të gjykonin më ndeshje, por kjo nuk ndodhi. Italia shkaktoi shumë faulla, edhe pse ky nuk duhet të shihet si një justifikim për një humbje, megjithatë është e vërtetë gjithashtu se nuk mund të thuash një gjë dhe më pas të veprosh ndryshe. Nuk e kuptoj se përse nuk e ndëshkuan me karton të kuq futbollistin që bëri një ndëryrje shumë të ashpër ndaj Sebajos’.

sfidanti.al