Ashtu sic ndodhi edhe vitin e kaluar, finalja e Roland Garros e këtij viti do të diskutohet mes Rafael Nadal dhe Dominik Tim. Austriaku, numri 4 i renditjes botërore, eliminoi në gjysmëfinale, Novak Djokovic pas një ndeshjeje që u zhvillua në dy ditë për shkak të ndërprerjes nga reshjet e shiut. Ishte një ndeshje që kërkoi zhvillimin e 5 seteve për të mësuar emrin e finalistit të dytë të këtij evenimenti dhe Tim e mbylli sfidën 3-2 (6-2 3-6 7-5 5-7 7-5)
Pas peripecive të së premtes kur Tim e Xhokovic fituan nga një set secili, të shtunën sfida filloi nga rezultati 3-1 për austriakun në setin e tretë, set të cilin në fund ai arriti të fitojë 7-5 duke marrë kryesimin në 2-1 me sete. Seti i katërt pa Xhokovic të shkojë në 4-2, por Tim reagoi duke barazuar dhe e cuar atë në 5-5. Në këtë moment Xhokovic fitoi me shërbimet e Tim për të mbyllur më pas këtë fraksion 7-5 dhe barazuar ndeshjen në 2-2 me sete.
Në setin final, Dominik Tim mori kryesimin në 4-1, megjithatë Xhokovic reagoi sërish dhe rezultati shkoi deri në 5-5 kur Dominik Tim i dha edhe goditjen përfundimtare duke fituar dy gamet e fundit për të fituar setin e pestë 7-5 dhe krejt sfidën 3-2. Tani përballë Tim do të jetë mbreti i fushave me dhe, Rafael Nadal që për më tepër ka pushuar një ditë më shumë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik.
sfidanti.al