Ançeloti: Po të isha unë si Tuheli, do të isha hedhur nga ura ..!

“Po të isha unë trajner i PSZH-së dhe do të pësoja atë humbje e eliminim nga Junajtidi, nuk e di se çfarë do të bëja, ndoshta, do të isha hedhur nga ura më e afërt me stadiumin”, ishte komenti që bëri trajneri aktual i Napolit, Karlo Ançeloti, mbas ndeshjes mes PSZH-së dhe Junajtidit (1-3), duke shprehur habinë e tij sesi ka mundësi që PSZH-ja, duke pasur avantazhin e dy golave në fushën kundërshtare, nuk shkoi dot në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Trajneri i lartpërmendur italian ka qenë trajner i PSZH-së gjatë viteve 2011-2013 dhe në sezonin 2012/13 ai fitoi titullin e kampionit të Francës, ndërkohë që nuk e kaloi dot Barcelonën në çerekfinale të LK-së të atij sezoni.
Sfidanti.al