“Paraja bën edhe plakun të hidhet përpjetë”, Lenoks Ljuis e pranon

Në kulmin e lavdisë së karrierës ishte i paprekshëm. Lenoks Ljuis, padyshim, cilësohet si një nga boksierët më të talentuar dhe të suksesshëm të këtij sporti profesionist në peshat e rënda. Fitoi titujt kampion të botës duke kaluar kundërshtarë të rëndësishëm si Evander Holifild, Majk Tajson apo Vitali Kliçko. Fitoi miliona dollarë apo paund stërlina, ndërsa në fund pati një tërheqje jo edhe aq të lavdishme, duke mos pranuar t’i jepte revanshin Kliçkos.

Gjithsesi, atë që nuk e bëri me ukrainasin kur ishte ende në formë dhe në “zjarrin e betejës”, është gati ta realizojë tani në moshën 53-vjeçare, për t’u ndeshur sërish me Majk Tajsonin? Çfarë e detyron (nëse) anglezin me origjinë nga Xhamajka?

“E po duhet ta dini, – tha ai në një studio televizive, – e kam thënë gjithnjë, jam gati të dal në ring nëse më ofrojnë 100 milionë USD. Pra, nëse e keni seriozisht, më tregoni kontratën”! Dueli Ljuis-Tajson ndodhi në vitin 2003, ndërsa anglezi i dha fund karrierës në 2003, e Tajsoni në 2005. Nuk thuhet kot që “paraja hedh ujin përpjetë”, por tani mund të themi se “para bën edhe plakun të hidhet përpjetë”!

Sfidanti.al