Pas 9 vitesh martesë; Uesli Shnajder dhe Jolante Kabau divorcohen

Uesli Shnajder dhe Jolante kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas rreth 9 vitesh. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja holandeze ‘De Telegraaf’ që publikon një deklaratë të përbashkët të ciftit. ‘Jolante Shnajder Kabau e Uesli Shnajder Kabau vendosën që ta ndahen dhe tani shpresojnë që të respektohet privatësia e tyre-lexohet te kjo e përditshme.

Arsyet e ndarjes së mesfushorit 34 vjecar që tani luan në kampionatin e Katarit me Al Gharafa dhe moderatores bukuroshe, nuk janë bërë të ditura, por në rrjetet sociale nuk mungojnë indiciet. Kështu nuk ka shumë foto të ciftit, ndërkohë që së fundmi Jolante e ndryshoi mbiemrin e saj në Instagram, nga Shnajder në Kabau.
Pikërisht në rrjetet sociale u shfaq edhe një mesazh i futbollistit që nuk lë asnjë vend për interpretim.

‘Bëra një rrëmujë të madhe. Familja ime meriton qetësi. kërkoj sërish respekt për privatësinë tonë. Nuk jemi ndarë ende-shkruante Uesli Shnajder një prej heronjve të Interit në vitin 2010 të të Tripletës së famshme.

sfidanti.al