Adrien Rabio është aktualisht një nga mesfushorët e rinj më të talentuar në botë, por, megjithatë, për shkak të konkurrencës së madhe te PSZH-ja, atij nuk i jepet ndonjë minutazh i madh loje që ai ta tregojë plotësisht kapacitetin e vet. Ky pjesëtar i përfaqësueses franceze refuzoi që të nënshkruante kontratë të re me PSZH-në dhe atë u bë gati që ta marrë Barcelona, por në skenë doli mamaja e tij, Veronika, që është edhe menaxhere e këtij futbollisti mjaft të mirë.
Veronika i kërkoi Barcelonës një pagë mjaft të madhe për të birin e saj, 10 milionë euro për sezon, por klubit katalonjas kjo shumë iu duk shumë e madhe dhe e refuzoi. Mami Veronika pengoi edhe transferimin e të birit te Totenhemi që i ofroi Rabios 7,5 milionë euro, por jo, mamaja donte më shumë, kështu që ai ka mbetur te PSZH-ja, ku atë tani, për shkak se refuzoi kontratën e re, nuk e duan më as tifozët, ndërkohë që ai nuk ka më as besimin e trajnerit.
Që të dalë nga ky qorrsokak, Adrien Rabios nuk i mbetet asgjë tjetër, veçse “ta shkarkojë” agjenten e vet, pra mamin e tij lakmitare!
Sfidanti.al