Majk Tajson vazhdon të bëjë botën të flasë për të edhe pse prej kohësh i ka varur dorezat e boksit në gozhdë. Tashmë amerikani i është dedikuar biznesit duike hapur një fermë për prodhimin e kanabisit në Kaliforni. Ish kampioni i botës në peshat e rënda që e ka pranuar gjithnjë se ka tymosur marijuanë edhe kur ishte në boksin profesionist, së fundmi është fotografuar teksa konsumonte një supercigare kanabisi gjatë një festivali të marijuanës.
Majk Tajson që prodhon kanabis në një sipërfaqe toke prej 40 akrash, 60 milje në jugperëndim të Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, ka besuar gjithnjë në cilësitë kuratibve të marijuanës dhe ai po punon për të përmirësuar kërkimet mjekësore dhe trajtimin e bimës.
sfidanti.al