Dribling muzeal: Fatos Beqiraj arrin të realizoi katër …“prej shalësh”

Yjet e mëdhenj të futbollit në shpesh raste arrijnë që t’i përshëndesin mbrojtësit kundërshtarë, duke ua kaluar atyre topin mes këmbëve, pra duke realizuar “tunele” ose ne gjuhen popullore..prej shalesh! Një nga lojtarët që e zotëron mjaft mjaft mirë mjeshtërinë e kalimit të “tuneleve”, është Lionel Mesi, por megjithatë atë që bëri një lojtar që luan në Izrael, të le pa fjalë.
Futbollisti me kombësi shqiptare nga Mali i Zi që luan me ekipin Makabi Netanjah arriti që të bëjë atë që deri tani paklush e ka bërë, madje as në stërvitje. Në ndeshjen (1-1) të Makabit me Hapoel Ver Shevan që u luajt fundjavën e kaluar, veç që shënoi për ekipin e vet (Makabit), Beqiraj brenda pak sekondave të realizoi katër “tunele’ njeri mbas tjetrit kundrejt katër lojtarëve të ndryshëm brenda të njëjtit aksion.
Sfidanti.al