Novak Xhokovic i bashkohet Rafael Nadal në cerekfinale të Australian Open. Numri 1 i renditjes ATP eliminoi në 1/8 e finaleve rusin Medvedev 3-1 edhe pse nuk zhviolloi lojën e tij më të mirë. Xhokovic fitoi setin e parë 6-4, por Medvedev iu kundërpërgjigj në të dytin që e fitoi pas tiebreakut 7-6. Seti i tretë dhe i katërt shkuan në favor të tenistit serb që i mbylli ata 6-2;6-3. Kundërshtari i radhës për Novak Xhokovic do të jetë Kei Nishikori që eliminoi në raundin e katërt spanjollin Karrenjo Busta pas një ndeshjeje shumë të gjatë që e fitoi 3-2.
Turnetë Grand Slam vazhdojnë të jenë një ‘mallkim’ për talentin gjerman, Aleksandër Zverev i cili u eliminua nga Milosh Raonic. Tenisti kanadez ishte shumë superior ndaj Zverev që pati edhe momentet e tij të nervozizmit që i shfaqi duke thyer raketën dhe e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-0 me sete 6-1; 6-1; 7-6.
Në kampin e femrave, Serena Uilliams në një farë mënyre mori revanshin për humbjen e motrës së saj Venus ndaj Simona Halep. Tenistja amerikane e eliminoi numrin 1 të botës teksa e mundi 2-1 duke prerë biletën për në cerekfinale të turneut. Seti i parë ishte një dominim total i Serenës, por Halep riktheu ekuilibrin teksa fitoi të dytin 6-4. Seti final shkoi sërish në favor Serena Uilliams që e fitoi atë 6-4. U kualifikuan për në cerekfinake të Australian Open edhe Naomi Osaka e Pliskova që mundën Sevastovën dhe Muguruzën.
sfidanti.al