Shahisti rus, Sergei Karjakin, doli në krye në matçin për titullin bote, me kampionin aktual, norvegjezin Magnus Karlsen, pasi e mundi këtë të fundit në ndeshjen e tetë, pas shtatë barazimeve. Matçi në fjalë po zhvillohet në Nju Jork. Me këtë rast, duhet të theksohet, se kampioni i botës luajti me figurat e bardha. Tani, rezultati i matçit është 4,5 – 3,5, në favor të mjeshtrit të madh rus, Karjakin.
Ndeshja e nëntë do të luhet sot, më 23 nëntor, dhe me figurat e bardha do të luajë mjeshtri rus. Gjithsej, të dy mjeshtrat e mëdhënj duhet të zhvillojnë 12 ndeshje dhe nëse rezultati del barazim, ata do të duhet që të zhvillojnë më 30 nëntor, një ndeshje “tie break”. Mjeshtri i madh norvegjez, Karlsen, ndërkohë ndodhet përballë një dënimi eventual me gjobë 40.000 euro, pasi refuzoi që të marrë pjesë në konferencën e detyrueshme të shtypit pas çdo ndeshjeje.