Pirelli do të jetë kompania furnizuese me goma të skuadrave të Formula 1 edhe për 5 vitet e ardhshme. firma italiane rinovoi kontratën me Liberty media deri në vitin 2023, akt ky që u krye pikërisht në Abu Dhabi ku u zhvillua edhe gara e fundit e Botërorit të formula 1. ‘Pirelli’ arriti të sigurojë këtë kontratë të re me Liberty media pasi fitoi garën me ‘Hankook’ dhe tani për të lindin dy detyra; reduktimi i seteve të gomave për pilotët si dhe të krijojë goma 18 polsh që do të përdoren në garat e Formula 1 në 2021.
‘Është një lajm i shkëlqyer-tha shefi i ‘Pirellit’, Marko Tronketi Provera-ky akord i ri na lejon ta cojmë në 13 sezone praninë tonë në pista në kohët moderne’. Nuk mund të mos ishte dakord presidenti i F1, Cejs Keri që e konsideroi Pirellin si një partner të besueshëm dhe kjo e lë atë të kënaqur për akordin e rinovimit të arritur me të. Keri theksoi gjithashtu, se ky rinovim garanton stabilitet afatgjatë për gomat që janë një element i rëndësishëm i Formula 1.
sfidanti.al