Novak Xhokovic po shfaqet në një formë të shkëlqyer në fazën finale të sezonit në tenis për meshkuj. numri 1 i renditjes botërore arriti të kuaifikohej për në gjysmëfinale të ATP Tour Finals në Londër falë fitores së ndeshjes me aleksander Zverev e fitores së një seti të Xhon isner në përballjen me Marin Cilic. Xhokovic e kishte ndeshjen me tenistin gjerman në kontrollin e tij. Setin e parë tenisti serb e fitoi 6-4, ndërkohë që i dyti ishte akoma më i lehtë për të duke e mbyllur 6-1
Marin Cilic ka ende shanse për një vend në gjysmëfinale në ATP Tour Finals. Tenisti kroat fitoi ndaj Xhon Isner me rezultatin 2-1 në një ndeshje të rivalizuar sidomos në setin e parë që shkoi në tiebreak që u fitua nga amerikani 7-6. Në dy setet e tjerë Cilic zhvilloi një lojë shumë më të mirë se kundërsghtari i tij dhe arriti t’i fitojë 6-3 dhe 6-4.
sfidanti.al