Xhanluixhi Bufoni, mbas mbarimit të sezonit të kaluar, kaloi nga Juventusi te PSZH-ja. U duk se ai do të ishte portieri nr.1 i ekipit kampion francez, por trajneri i ri i këtij të fundit, Tomas Tuhel, i habiti të gjithë, kur deklaroi se Bufoni nuk e ka të garantuar vendin e portierit nr.1 në ekipin e “Parkut të Princave”. Trajneri gjerman konsideron se tani në portë duhet të qëndrojë portieri tjetër i PSZH-së, Alfons Areola, sepse ai ndodhet në një formë shumë të mirë.
“Unë nuk mund ta lej portierin tjetër në stol, sepse edhe ai meriton që të luajë dhe të kapi ritmin e duhur. Për këtë arsye, në dy ndeshjet e ardhshme kundër Anzhes dhe Nimesit do të luajë Areola, kurse se çfarë do të ndodhë më pas, do ta shohin”, deklaroi Tomas Tuheli.
Në fakt, Bufoni gjatë tri ndeshjeve të kaluara ka pësuar vetën një gol, ndërsa ka bërë disa pritje shumë të mirë, por, megjithatë, ai do të duhet që të shpërngulet për në stolin e rezervave të PSZH-së. “Xhixhi ka zhvilluar tri ndeshje të shkëlquer, por unë, megjithatë, duhet t’i japë shans edhe Areolës”, tha Tuheli.
Sfidanti.al