Shakil O’Nill, tashmë 44 vjeç, vazhdon të jetë pjesë e basketbollit, por kuptohet që tani jo më në parket. Gjigandi, 4 herë kampion në SHBA dhe 15 herë i përzgjedhur në All-Star, tashmë është rolin e analistit të NBA-së. Aktualisht, O’Nill është duke kaluar pushimet me të dashurën e tij në “Miami Beach”, Florida.
Interesante është foto e publikuar e legjendës së basketbollit, duke shëtitur nën diellin e Majemit, i cili me një gjatësi 2.16 metra dhe 147 kilogram peshë trupore, së fundi e ndan shtratin me modelen Letisia Roll, edhe ajo ish-basketbolliste, por që është e gjatë vetëm 1.68 metra dhe që nuk peshon më shumë se 67 kilogramë.