Kedira nuk gjen paqe: Koreja? Ndjej dhimbje, s’kam mundur te fle

Sami Kedira ende nuk po gjen paqe pas eliminimit te Gjermanise nga Boterori i Rusise. Ne kete eveniment skuadra e Joakim Lev u pa jashte forme dhe kete e pranoi edhe vete mesfushori i Juventusit.

‘Asnje nga ne futbollistet nuk ishte ne formen me te mire-tha Kedira ne nje interviste per ‘Bild’-por une nuk dua te kritikoj shoket e mi te skuadres. Paraqitjet e mia ishin te pashpjegueshme. Ne Torina zhvillova sezonin tim me te mire, pastaj erdha ne Rusi dhe luajta keq. Nuk me kishte ndodhur kurre kjo dhe duhet ta kuptoj perse. Kritikat ndaj meje e lojtareve te tjere ishin te drejta’.

Kedira pranoi se pas ndeshjes me Korene e Jugut nuk arrinte te flinte gjume.

‘U perpoqa te flija, por nuk arrija dot. Zgjohesha here pa here. Ndjej shume dhimbje ende nuk arrij te kuptoj ate çfare ndodhi-tha Sami Kedira.

Ajo çfare ndodhi ve ne dyshim jo vetem te ardhmen e Kedires me kombetaren gjermane, por edhe ate te vete trajnerit Lev. Per futbollistin tekniku nuk duhet te largohet, por ky eshte nje vendim qe i takon Levit per ta marre.

Sfidanti.al