Komentatori  bie në tokë: Ulëret 20 sekonda “goooooool” pa marrë frymë!

Përfaqësuesja e Meksikës bëri sensacionin më të madh deri tani në Kupën e Botës të Rusisë, duke mundur (1-0), për habi të të gjithëve, Gjermaninë kampione të botës, me gol të shënuar nga Irving Lozano.

Komentatori i televizionit meksikan “Telemundo”, Andres Kantor, u bë një hit i vërtetë në rrjetet sociale, pasi ai ra në trans (i iku truri), kur Lozano shënoi golin për Meksikën. Pa marrë fryëm, gjatë 20 sekondave, ai ulëriu “Goooooooool”.

Sfidanti.al