Vazhdon fati i keq për skiatoren Lindsi Von edhe për sezonin 2016-2017. Kampionia amerikane, e cila ka humbur finalen sezonin e shkuar, për shkak të një problem në gju, është rrëzuar gjatë një seance stërvitore në shpatet e Vail (Kolorado) dhe tashmë do të vuajë një frakturë në krahun e djathtë. Skiatorja 32 vjeçare është transportuar menjëherë për në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që ende nuk dihet ekzaktësisht, se sa është koha që nevojitet për rikuperimin e saj të plotë.
Gjatë karierës së saj, Lindsi Von ka pësuar disa dëmtime të rënda, madje shumë të dhimbshme. I pari është regjistruar në 5 shkurt 2013, në Super G, të Botërorit të Skladming, kur ka thyer ligamentin e këmbës së djathtë. Në 21 dhjetor, gjatë slallomit gjigand të Val-d’Isere ka pësuar një tjetër dëmtim në gju. Në vitin 2015 vjen një tjetër dëmtim, këtë rradhë në kavilje, por Lidsi është një luftëtare. “Operacioni shkoi shumë mirë dhe të gjithë këtu në Vail u kujdesën shumë për mua. Të paktën gjunjët e mi janë në rregull dhe pres të kthehem sa më shpejtë në pistë”, thotë vail nga spitali.