Zllatan Ibrahimoviçi me siguri që është ylli më i madh në kampionatin amerikan, MLS. Ky sulmues suedez njihet për shakatë dhe deklaratat e tij origjinale, kështu që çdo shoqërim i tij me gazetarët shndërrohet në një shou të vërtetë dhe këtë gjë Ibra e dëshmoi edhe një herë tjetër ditët e fundit. Mbasi ai dha provimin përkatës që të merrte patentën amerikane të drejtimit të makinës, Ibra bëri një deklaratë spektakolare.
“E mora provimin”, deklaroi Ibrahimoviçi, pasi një gazetar e pyeti se në sa pyetje-përgjigje kishte gabuar. “Mbaje mend, Zllatani nuk gabon asnjëherë. Kjo është e pamundur. Sistemi edhe mund të gabojë, por Zllatani asnjëherë! Provimi nuk qe i lehtë, por unë e mora”, deklaroi Zllatani që gjatë këtij sezoni të MLS-së ka shënuar tre gola në tetë ndeshje me ekipin e tij, LA Galaksi.
Sfidanti.al