NFL, lojtaret ne gjunj gjate himnit? Klubet e tyre do te gjobiten

National Football League ndermori masa te reja qe detyron lojtaret e skuadrave te qendrojne ne kembe gjate ekzekutimit te himnit amerikan, ose i detyron ata qe te qendrojne jashte fushes. Ata qe do te rebelohen ne kete pike, do te bejne qe klubet respektive te tyre te paguaje gjobe, nje mase e cila mund te merret nga vete keto klube per lojtaret e tyre qe e thyejne kete rregull.

Sipas CBS News, ky vendim u mor ne menyre autonome nga drejtuesit e NFL pa u konsultuar me Shoqaten e Lojtareve te ketij kampionati qe ka reaguar nepermjet nje komunikate te leshuar nga zedhenesi Xhorxh Atalah.

‘Nese vendosen rregulla qe i ve lojtaret ne pozita te tilla qe mund te presin masa disiplinore ose gjoba, atehere do te bejme ate çfare kemi bere gjithmone, do te luftojme kunder te gjithe atyre qe nuk respektojne te drejtat e lojtareve deri ne fund-lexohet ne komunikaten e Atalah.

I pari qe e beri kete forme rebelimi te lojtareve te NFL, ishte Kolin Kapernik ne gusht te 2016 me skuadren e San Franciskos kur u ul ne gjunje ne momentun e himnit ne shenje proteste per dhunimin e te drejtave te afroamerikaneve. Nje nisme qe u perqafua edhe nga shume lojtare te tjere, por qe u kritikua nga presidenti Donald Trump.

Sfidanti.al