Sa vlen mirënjohja? Do të paguaja edhe 100 milionë euro për Balotelin!

Shumëkush e konsideron atë si një futbollist që është në gjendje të prishë atmosferën e një ekipi dhe të krijojë probleme, por një bashkëlojtar i tij te Nisa nuk mendon aspak kështu. Alesan Plea, sulmues i Nisës, me të cilën luan edhe Mario Baloteli, thotë se ai ka një respekt të madh për Marion dhe se është gati që të paguajë për të 100 milionë euro!

Baloteli, në fakt, nuk u thirr në dy ndeshjet miqësore të fundit që ekipi përfaqësues i Italisë zhvilloi me homologet e veta të Anglisë dhe Argjentinës, ndërsa Plea konsideron se italianët bëjnë gabim që nuk e përfshijnë atë (Balotelin) në përfaqësuesen e tyre.

“Baloteli, me të vërtetë, është një sulmues i shkëlqyer. Sa herë që bëj stërvitje me të, unë mësoj ndonjë gjë të re nga Mario. Ai, gjithnjë, më kushton vëmendje mua dhe unë i jam atij borxhli. Po te kisha para, unë do të paguaja 100 milionë euro për të. Ai shënon shumë gola, të paktën 20 për sezon. Duke pasur parasysh çmimet në tregun e futbollistëve, ai vlen të paktën 100 milionë euo”, vuri në dukje Plea. Duhet që të theksohet sedhe vetë Plea po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Nisën, ndërkohë që ai ka shënuar 17 gola në 43 ndeshje.

Sfidanti.al