Kush do të jetë portier i Milanit? E di vetëm kontrabedali Raiola

Menaxheri kontraversal italian, Mino Raiola, u gjend, edhe një herë tjetër, në qendër të vemendjes, ndërka ai ngjalli përsëri  zemërimin e tifozëve të Milanit lidhur me temën e ”nxehtë”, atë portieerit të Milanit. Raiola, sikurse dihet, është menaxher i portierit aktual nr.1 të klubit kuqezi italian, Xhanluixhi Donaruma. Sa herë që afrohet ndonjë sezon transferimesh, qoftë dimëror dhe qoftë veror, Rajola do që ta shesë këtë portier të talentuar, madje, sa më shumë që të jetë e mundur. Tani që Milani bëri të ditur se ai do të marrë një përforcim të ri, veteranin Pepe Reina të Napolit, gazetarët e pyetën Raiolën se kush do të jetë portieri në.1 në kampin milanez, Donaruma apo Reina?

“Unë kam mendimin se do të jetë Reina”, u përgjigj Raiola, duke paralajmëruar, kështu, se, edhe gjatë kësaj vere, pritet që të ketë një “operetë” të re lidhur me portierin e ri italian që, verën e kaluar, mezi qëndroi në “San Siro” mbas një “seriali” që zgjati disa muaj dhe “luftës” mes Raiolës dhe kryesisë së klubit milanez. Duket se ky agjent kontrapedal synon që të bëjë një “skandal” tjetër, me qëllim që ta çojë “klientin” e tij në një klub tjetër, që të përfitojë një beneficion më të madh financiar. Në fakt, për Donarumën kanë shprehur interesim disa klube të mëdhenj.

Sfidanti.al