Një tifoz i Uiganit nga SHBA-ja, në vend që të shihte ndeshjen e ekipit të tij të dashur në stadium, përfundoi… në faqet e medias sportive britanike. Uill Xhonsi përshkoi 8000 km që ta shihte drejtpërdrejt ekipin e tij të zemrës, Uigan, por moti i keq në Evropë ia prishi atij planet, pasi kishte rënë shumë dëborë dhe temperatura ishin ulur aq shumë, saqë mjaft ndeshje futbolli u shtynë, midis tyre edhe ajo mes Bristolit dhe Uiganit.
“Unë u zhgënjeva shumë, megjithëse më shkoi mendja se ndeshja edhe mund të shtyhej, kështu që ky skenar nuk më gjeti fare të papërgatitur”, i deklaroi Xhonsi medias britanike.
Sidoqoftë, këtij tifozi besnik që përshkoi disa mijëra km që të shihte ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, kryesia e klubit Uigan i bëri një dhuratë të bukur, i dërgoi një ftesë për të qenë i ftuar në ndeshjen e Uiganit me Bllekburnin që do të luhet këtë fundjavë, dhe bluzën e futbollistit të vet, Maks Pauer, që Xhonsit i pëlqen shumë.
Sfidanti.al