Patinazh artistik: Dyshja kanadeze thyen rekordin botëror dhe fiton të artën

Kanadezët Tesa Virtu dhe Skot Moir thyen rekordin botëror, sa u përket pikëve të grumbulluara në patinazhin artistik, me një kërcim dinamik e të lirë, duke fituar, kështu, medaljen e tyre të dytë të artë dhe duke hyrë në historinë olimpike dimërore.

Ky çift që fitoi të medaljen e artë në Vankuver, ndërsa atë të argjendtë në Soçi, dje, u tregua më i mirë sesa çifti francez Gabriela Papadakis dhe Gilom Sizeron, ndërkohë që çifti amerikan (motër dhe vëllla), Maja dhe Aleks Shibutani fituan medaljen e bronzit. Rezultati i dyshes Virtu dhe Moir prej 206,07 pikësh përbën një rekord të ri botëror, por, sidoqoftë, ky rezultat i garantoi kësaj dysheje edhe medaljen e artë.

Sfidanti.al