‘Lufte’ Mahrez-Leister; lojtari mungoi ne stervitje, klubi do ta gjobise

Ne oret e fundit te merkatos, Mançester Siti tentoi te bleje Mahrez nga Leister per vleren e mbi 60 milione Eurove, por pa mundur te gjeje akordin me ‘Dhelprat’. Kjo histori e zhgenjeu jashte mase futbollistin i cili ne shenje proteste nuk shkoi ne stervitje dhe tani pritet te gjobitet nga drejtuesit e Leister me 230 mije Euro.

Rijad Mahrez, nje prej heronjve te perralles se Leister ne vitin 2016, prej kohesh kishte shprehur deshiren per te provuar nje eksperience te re ne ndonje skuader tjeter. Por e pa veten ‘te burgosur’ nga kontrata me Leister e cila skadon ne vitin 2020.

Ne muajt e veres Leister iu rezistoi ofertave te Romes dhe Arsenalit per Mahrez, nderkohe qe ne janar u shfaq edhe oferta e duhur e Mançester Sitit qe me Mahrez kerkoi te zevendesoje Sanè te demtuar. Por edhe ky opsion u sfumua per futbollistin algjerian pasi Leister ktheu mbrapsht edhe skuadren e Guardioles.

Ky refuzim i radhes e zemeroi jashte mase futbollistin nderkohe qe nje mik i tij komentoi situaten e tij ne nje interviste per Sky Sport UK.

‘Eshte e katerta here qe Leister e pengon Mahrez te largohet ne nje skuader tjeter-tha ai-ne kendveshtrimin e tij, ai e ndjen se ka bere gjithcka per kete klub. Kalimi te Mançester  Sitin per te punuar me Guardiolen ishte nje enderr per te. Nuk e kupton se perse ai nuk trajtohet ne menyre te favorshme nga klubi per te cilin ka dhene maksimumin’.

Sfidanti.al