Vetëm Bolti është “i pastër” midis sprinterëve më të shpejtë të botës!

Lista e sprinterëve më të shpejtë në garën e 100 metrave të të gjitha kohërave përmban një fakt mjaft nefasues: midis gjashtë të parëve, pesë sprinterë janë lidhur me skandale dopingu, me përjashtim të njërit, më të mirit, Usain Bolt, që është “i pastër”!

Emri i rekordmendit të botës (9,58 sek.) nuk është lidhur asnjëherë me asnjë skandal dopingu në karrierën e tij të deritanishme dhjetëvjeçare, gjatë së cilës ai arriti deri në majën më të lartë të saj, duke fituar tetë medalje të arta olimpike që, në fakt, do të ishin nëntë, nëse Nesta Karteri nuk do të dilte me test pozitiv në Olimpiadën e Pekinit më 2008, duke e lënë kështu Boltin pa medalje të artë në garën 4×100 m stafetë, ndërkohë që e vendosi në “listën e zezë” Karterin që ishte sprinteri i gjashtë më i mirë në botë në 100 metra me 9,78 sek.

Nga elita e sprinterëve, Tajson Gej (9.69 sek.) ka pranuar se ka përdorur substanca të palejuara më 2013, duke u dënuar dy vite. Po më 2013, Asafa Pauell (9,72) doli pozitiv me oksilofrin, duke u dënuar 18 muaj. Sidoqoftë, Pauelli nuk e pranoi asnjëherë se ai kishte përdorur ndonjë subastancë të palejuar, por nuk arriti që ta provojë pafajësinë e tij, Sprinteri i pestë, në listën e sprinterëve më të mirë ndodhet Xhastin Getlin që, për shkak të dopingut, është dënuar dy herë, më 2001 dhe 2006, kurse, tani, emri i tij është lidhur përsëri me një skandal të ri dopingu. Johan Blejk, partneri stërvitor i Boltit, gjithashtu, ka qenë nën hetim dhe nuk ka konkurruar gjatë tre muajve, ndërkohë që probleme serioze ka pasur edhe Stiven Muling (9,89 sek.) që gati e dënuan përjetësisht që të mos garonte më.

Sfidanti.al