Maestro Rivaldo: “Po të luaja,  kisha fituar me shumë se një ‘Topt të artë’”!

Maestro brazilian, Vitor Borba Fereira, më shumë i njohur si Rivaldo, ka lënë gjurmë të mëdha në futbollit evropian dhe botëror. Ai ka arritur sukese të mëdha në klube dhe në përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa ka fituar edhe mjaft trofe individualë, midis tyre edhe “Topin e artë”, vetëm një herë, më 1999, në një situatë që ishte më ndryshme nga kjo e sotmja.

“Në kohën time, kanë luajtur lojtarë mjaft të mirë, unë, Figo, Toti, Del Piero….Unë, po të kisha luajtur sot, me siguri që do të kisha fituar më shumë se një ‘Top të artë’. Ronaldo dhe Mesi kanë fituar shumë trofe të tillë, sepse nuk kanë përqark futbollistë të tjerë aq të mirë. Ata, të dy, më pëlqejnë mua, por fakti që ata shënojnë më shumë gola sesa të tjerët, nuk është i mirë. Duket se nuk ka lojtarë të tjerë cilësorë aq të mirë sa në të kaluarën”, tha Rivaldo.

Sfidanti.al