Xhon Teri: Celsi i viteve 2004-2005 – më i mirë se Mançester Siti i sotëm

Xhon Teri, ish-kapiteni i Celsit, konsideron se eikipi i tij i sezonit 2004-2005 ka qenë më i mirë sesa Mançeser Siti i tanishëm që po kryeson bindshëm tabelën e klasifikimit të Premer Lingës nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola. Siti, gjatë këtij sezoni, gjatë 18 raundeve ka fituar në 17 ndeshje të Premier Ligës, duke thyer të gjithë rekordet e saj dhe, momentalisht, është favorit kryesor për fitimin e tillullit të kampionatit kryesor anglez.

Teri, në fakt, ka qenë në përbërje të Celsit të sezonit 2004-2005 që, atëkohë, i drejtuar nga Murinjo, theu rekordin sa u përket pikëve të grumbulluara gjatë një sezoni në Premier Ligë (95). “Unë kam mendimin se Celsi i sezoneve 2004-2005 dhe 2005-2006 do ta mundte Mançester Sitin e tanishëm. Nuk kam frikë që ta them këtë gjë. E di se ata e posedojnë shumë topin, por ne ishim të veçantë”, vuri në dukje Xhon Teri, duke shtuar se “ne, atëkohë, kemi pasur futbollistë të shkëlqyer, Makelele, Lampard, Drogba, etj.”

Sfidanti.al