MekGregori rreh një mafioz dhe tani kërcënohet me vdekje!

“Luftëtari” i njohur i arteve marciale të përziera (MMA), Konor MekGregor, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes, por, kësaj here, jo për shkak të verprimtarive të tij sportive. Ky “luftëtar” irlandez mori pjesë, kohët e fundit, në një zënkë në një pab të Dublinit, ku ai u përshi në një konfrontim fizik, duke goditur me grushte, midis të tjerëve, edhe një burrë rreth të 50-ve që qëlloi se ishte pjesë e grupit mafioz më të rrezikshëm në Irlandë që merret me drogë dhe që është aq i pamëshirshëm, saqë nuk do t’ia dijë as për këtë MekGregorin e famshëm. Kështu, të paktën, shkruan media irlandeze, sipas së cilës kjo lloj Mafie irlandeze i ka kërkuar Mekgregorit që ai të paguajë rreth 1 milion euro si një lloj kërkese për falje për incidentin që ai shkaktoi!

Tuhet se MekGregori, tanimë, ka ikur nga Irlanda, për shkak të kërcënimit se, nëse nuk e paguan shumën e kërkuar, ai do të vritet! Tani, duhet të pritet që të shihet se çfarë fundi do të ketë kjo dramë e re që ka shkaktuar MekGregori kontrapedal.

Sfidanti.al