Në Catalunya po mbretëron kaosi pas referendumit ku 90% e zgjedhësve votoi pro pavarëssë së rajonit. Në këtë pikë janë krijuar edhe skenare të shumta që jo shumë kohë më parë mendoheshin të paimagjinueshme dhe këtu përfshihet futbolli. Në këtë aspect, Catalunya do të kishte përfaqësuesen e saj dhe nuk është një skuadër dosido, përkundrazi, ajo do të ndikonte edhe në një dobësim të skuadrës së Spanjës. Le t’i marrim me radhë. Mbrojtja:Hector Bellerin ka studiuar dhe është ‘diplomuar’ në akademinë e Barcelonës. Në 2003 u bë pjesë e skuadrës blaugrana, por në moshën 16 vjecare u transferua të Arsenali. Duke parë hapësirat e mbyllura nga Carvajal te Spanja, te Catalunya ai do të ishte titullar në krahun e djathtë. Gerard Pique është i pazëvendësueshëm në qendër, ashtu sikurse edhe Marc Bartra, edhe ky i rritur e formuar në akademinë e Barcelonës. Në krahun e majtë do të ishte një tjetër titullar i padiskutueshëm, Jordi Alba. Përsa i pëket portës, ajo nuk i përket Barcelonës, por Realit të Madridit pasi vendi i takon Kiko Casilla.
Mesfusha; skema e lojës te Catalunya do të ishte e zakonshmja 4-3-3 me Sergi Busquets i cili që nga viti 2008 është i pazëvendësueshëm te Barcelona. Në krahun e djathtë të tij është Cesc Fabregas edhe pse në një rënie të lehtë edhe ky i formuar në radhët e Barcelonës, Iniesta nuk mund të jetë pjesë e Catalunyas pasi është nga Albacete, por mund të jetë Thiago Alcantara që luan te Bayerni i Mynihut. Pika më e dobët e Catalunyas në këtë aspekt do të ishte reparti i sulmit pasi nuk ka shumë futbollistë të afirmuar. Por Deulofeu e Keita janë ë destinuar të kalojnë cdo limit të shpejtësisë në krahë për të ndihmuar ndoshta Mariano Diaz, një dominikan i natyralizuar por që nuk është përdorur nga Spanja. Po La Roja? Duket se po fillon t’i dridhen gjunjët…
Sfidanti.al