Maverick Vinales i shtang të gjithë dhe fiton pole positon në Çmimin e Madh të Aragon në Spanjë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Yamahas u shfaq në një formë të shkëlqyer në provat zyrtare duke i fituar me kohën 1 minutë 47 sekonda e 635 të mijtat duke lënë pas Ducatin e Jorge Lorenzos, ndërkohë surpriza më e këndshme erdhi nga Valentino Rossi. Piloti italian i Yamahës që u kthye në kohë rekord në pista pas operacionit të kryer 23 ditë më parë, shënoi kohën e tretë më të mirë në këto kualifikuese duke siguruar një vend në vijën e parë të startit të garës. Kampioni i botës, Marc Marquez u bë protagonist i një rrëzimi dhe në fund u rendit në vendin e pestë. Akoma më keq u paraqit lideri i kampionatit Andrea Dovizios. Piloti Italian i Ducatit do të nisë garën e së dielës nga vendi i 7.
Sfidanti.al