MotoGP, Pedrosa, rrufe në Aragon, fiton provat e lira

Dani Pedrosa është piloti më i shpejtë në provat e lira të së premtes në Cmimin e Madh të Aragon në Botërorin e MotoGP. Spanjolli i H9ondës e mbylli këtë sesion provash të zhvilluar në pistë të lagur për shkak të reshjeve të shiut me kohën 1 minutë 59 sekonda e 858 të mijtat duke lënë pas Ducatin e Jorge Lorenzos dhe Yamaha Tech 3 të Zarco. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez shënoi vetëm kohën e katërt më të mirë, ndërsa lideri i kampionatit Dovizioso u  rendit në vendind e tetë. Por lajmi më i mirë i kësaj dite për Botërorin e MotoGP është rikthimi i Valentino Rossit, 22 ditë pas dëmtimit të pësuar në aksident. Doktori u rendit në vendin e 20 në këto prova, por ajo që pati më shumë rëndësi për të ishte fakti se ai u shfaq mjaft mirë në pistë dhe nuk kishte shumë probleme në drejtimin e motorit të tij Yamaha.

sfidanti.al